Sërish Prishtina me më së shumti raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se Prishtina ka regjistruar më së shumti raste në 24 orët e fundit.

Lajme

27/09/2020 15:00

Ka shkuar në 15 mijë e 472 numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19, kjo pasi që siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 47 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste dhe vetëm brenda 24 orëve në kryeqytet janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

113 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!. /Lajmi.net/