Sërish pa ujë disa lagje në kryeqytet

Për shkak të disa problemeve teknike përgjatë kyçjes së gypave kryesor që i furnizojnë me ujë të pijshëm disa lagje të kryeqytetit ,vazhdojnë ende çrregullime të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lajme

06/05/2015 10:28

Sipas një njoftimi të KUR ”Prishtina” në lagjet ”Ulpiana”, ”Veternik” dhe lagjes së Spitalit, për shkak të problemeve teknike që janë shfaqë dje në orët e pasdites përgjatë kyçjes së gypave të rinj me diametër fi 315 mm dhe fi 250 mm , vazhdojnë çrregullimet edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 14:30.

KUR ”Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë mobilizuar dhe janë nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për sanimin e gjendjes së krijuar nga puna e kontraktorit që ka qenë duke punuar dje dhe sot.