Serie A mund ta dënojë Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të përballet me një dënim nga Serie A.

Sport

11/11/2019 18:01

Veprimet e Ronaldos pasi u zëvendësua nga Maurizio Sarri mund të kenë pasoja për yllin portugez të futbollit.

Ronaldo la stadiumin pasi u zëvendësua nga trajneri, dhe ky veprim mund të sanksionohet, pasi rregullorja nuk e lejon një gjë të tillë, përcjell lajmi.net.

Lojtari nuk mund të lë stadiumin para fundit të ndeshjes, pasi pas ndeshjeve mund të ketë teste anti-doping.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Serie A për yllin e Juventus, Ronaldo. /Lajmi.net/