Në kohën kur debati është i nxehtë, kanë filluar të qarkullojnë lajme për atë se si do të jetë protokolli për rifillimin e sezonit në Itali.
‘Il Tempo’ shkruan se protokolli prej 36 faqeve ka disa detaje tejet interesante, transmeton lajmi.net.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është rregulli që lidhet me gjyqtarët e takimit, e që vështirë se do të respektohet.
Lojtarët nuk do të kenë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve të gjyqtarëve, gjatë pandemisë Covid-19.
Në asnjë rast, lojtarët nuk guxojnë t’i afrohen gjyqtarit më shumë sesa 1.5 metra.
Mbetet të shihet nëse nën emocionet e lojës, lojtarët do të mund t’i përmbahen këtij rregulli. /Lajmi.net/