Serie A ka gati planin B nëse COVID-19 ndërprenë sërish futbollin

Skuadrat e Serie A nuk dëshirojnë të ketë fitues të ligës apo rënie në Serie B nëse sezoni ndalet sërish nga COVID-19 pas datës së planifikuar për rifillim.

Sport

06/06/2020 08:32

Elita e futbollit italian po bën të gjitha përgatitjet për rifillimin e sezonit, dhe ndeshjet e para do të jenë ato të Kupës, që luhen pas një jave.

20 skuadrat elitare italiane janë takuar të premten për të diskutuar se si do të përfundohet sezoni nëse do të ketë një tjetër ndalesë të papritur.

Raportet thonë se 16 prej skuadrave kanë votuar që titulli të mos i dhurohet askujt ose të mos ketë rënie një kategori më poshtë, nëse sezoni duhet të përfundohet para kohe. Kjo rregull nuk do të vlej nëse titulli veç është siguruar matematikisht.

Ky propozim nuk është përkrahur, por as kundërshtuar nga katër skuadra tjera, të cilat kanë vendosur të abstenojnë.

Në Serie A kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 12 xhiro, teksa prinë Juventusi me një pikë më shumë se Lazio./Lajmi.net/