Serie A, gjithçka që duhet të dini për edicionin 2018/19
Edhe zyrtarisht, sonte në Serie A u luajtën ndeshjet e fundit për sezonin 2018/19.
Sport
Xhiroja që vendosi shumëçka, duke përfshirë ekipet që do luajnë në Evropë si dhe ato që sezonin tjetër do jenë në Serie B.
Juventusi u shpall kampion i padiskutueshëm, duke e rrëmbyer edhe titullin e tetë radhazi, shkruan lajmi.net.
Napoli, Atalanta dhe Inter u renditen në pozitat 2, 3 respektivisht 4, ndërsa sezonin tjetër do luajnë në Ligën e Kampionëve.
Milan dhe Lazio (fitues i Kupës) do garojnë në Europa Ligë, kurse vend në këtë kompeticion do tentojë të sigurojë edhe Roma që luan në kualifikime.
Chievo, Frosinone dhe Empoli sezonin e ardhshëm do të jenë në Serie B.
Ndërkohë, Brescia, Lecce dhe njëra nga Cittadella dhe Verona do ngjiten në kampionatin elitar italian sezonin 2019/20. /Lajmi.net/