Serie A e dobët për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Marcello Lippi beson se Juventusit i mungon kualiteti për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe mendon se asnjë skuadër nga Serie A nuk do të fitojë titullin kontinental në dekladën e ardhshme. Kampioni në fuqi i Italisë dështoi të kalojë tutje nga faza e grupeve duke përfunduar pas…

Sport

28/01/2014 15:00

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Marcello Lippi beson se Juventusit i mungon kualiteti për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe mendon se asnjë skuadër nga Serie A nuk do të fitojë titullin kontinental në dekladën e ardhshme.

Kampioni në fuqi i Italisë dështoi të kalojë tutje nga faza e grupeve duke përfunduar pas Real Madridit dhe Galatasarayt në Grupin B, pas eliminimit në çerekfinalen e edicionit të kaluar nga Bayern Munich.

Dhe, Lippi parashikon vazhdimin e rezultateve dëshpëruese për ekipet italiane në Ligën e Kampionëve.

“Ekipi i tanishëm i Juventusit ka shumë kualitet, mjaftueshëm për të fituar sërish titullin ën Serie A”, deklaroi Lippi për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.

“Por, atyre ende u mungon diçka për të qenë të suksesshëm në Evropë. Në përgjithësi, mendoj se do të jetë shumë e vështirë për cilëndo skuadër të fitojë Ligën e Kampionëve në 10 vjetët e ardhshme”, shtoi ai.