Serie A, destinacioni i radhës për Ribery

Franck Ribery është shfaqur si një objektiv serioz i Fiorentinës.

Sport

18/08/2019 16:23

Legjenda franceze është pa skuadër pas largimit nga Bayern Munich këtë verë.

Ribery, u largua nga ‘Allianz Arena’ pas qëndrimit 11 vjeçar, duke u larguar me disa tituj, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Bundesligëjn.

Gianluca di Marzio raporton se 36 vjeçari Ribery, po kërkohet nga italianët e Fiorentinës, përcjell lajmi.net.

Ribery gjatë kësaj vere gjithashtu është kërkuar edhe nga Dinamo Moscow dhe Spartak në Rusi./Lajmi.net/