Seri e zjarreve që lidhen me refugjatë në Suedi

Në një zjarr në qytetin Eskiltun afër Stokholmit është shkatërruar shtëpia që mendohej për akomodimin e refugjatëve, ndërsa dy persona janë shpallur të zhdukur, njofton policia e Suedisë.

Bota

24/10/2015 18:31

Zëdhënësi Pol Edenstrom ka thënë se çifti që është regjistruar se ka jetuar në atë adresë konsiderohen të zhdukur. Besohet se edhe ata kanë qenë në ndërtesë kur ka shpërthyer zjarri.

Ai ka thënë se kanë filluar hetimet dhe se dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Ditët e fundit ka pasur zjarre të qëllimshme në Suedi në qendrat për refugjatë ose në ndërtesat për pranimin e refugjatëve që kanë filluar të vijnë në numër të madh.

Autoritetet për emigracion vlerësojnë se në Suedi këtë vit do të vijnë rreth 19 mijë azil kërkues.