Sergio Ramos me fjalë të mëdha për Luis Enrique

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, la një mesazh mbështetjeje për Luis Enrique, i cili dha dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar për arsye personale.

Sport

20/06/2019 10:28

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Luis Rubiales tha në konferencën e tij për shtyp se kapitenët e ekipit ishin të parët që u informuan për lajmin.

Ramos, nga ana tjetër, ishte i pari që dërgoi një mesazh emocionues tek trajneri asturian në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

“Çdo fitore e ekipit kombëtar do të jetë edhe e juaja”, shkroi ai në Twitter.

“Ju keni të gjithë mbështetjen tonë”, tha Ramos. /Lajmi.net/