Sergio Perez sërish i pari në praktikën e tretë para Azerbajian GP

Sergio Perez i Red Bull mundi rivalët e kampionatit Charles Leclerc dhe Max Verstappen me kohën më të shpejtë në praktikën e tretë dhe të fundit për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Sport

11/06/2022 15:07

Meksikani, i cili fitoi herën e fundit në Monako, doli sërish i pari për një limit kohor shumë të shkurtër.

Fillimi i seancës u vonua me 15 minuta për të lënë kohë për riparimin e barrierave pas incidenteve në garën F2, transmeton lajmi.net.

Red Bull dhe Ferrari shkëmbyen vende në krye të klasifikimeve gjatë gjithë kohës.

Si përfundim, Sergio Perez mori pozitën e parë në këtë garë, i ndjekur nga Charles Leclerc në vendin e dytë dhe Max Verstappen në vendin e tretë.

Ajo çka vlen të theksohet është rezultati i dobët i Lewis Hamilton që nuk përfundoi as në top10. /Lajmi.net/