Sergi Roberto: Messin e presim duar-hapur te Barcelona

Eliminimi i hershëm i Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich ngjalli shumë reagime te tifozët e klubit parisien. Këta të fundit para përballjes kampionale në Ligue 1 kundër Rennes (0:2) fishkëlluan emrin e Lionel Messit. Këto reagime kanë arritur deri te Barcelona dhe për këtë ka folur Sergi Roberto, golashënuesi në derbin…

Sport

20/03/2023 13:19

Eliminimi i hershëm i Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich ngjalli shumë reagime te tifozët e klubit parisien.

Këta të fundit para përballjes kampionale në Ligue 1 kundër Rennes (0:2) fishkëlluan emrin e Lionel Messit.

Këto reagime kanë arritur deri te Barcelona dhe për këtë ka folur Sergi Roberto, golashënuesi në derbin ndaj Real Madridit.

Ai tha se te “katalunasit” e presin Messin me “duar hapur”.

“Shpresoj që Messi të kthehet në Barcelonë. Ne po e presim atë. Ai nuk e meriton të trajtohet nga tifozët si në Paris”, tha Roberto për kanalin Jijantes FC, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk është e sigurt nëse ai do të nënshkruajë një të re.

Barcelona nuk do të lejohet të blejë lojtarë këtë verë, por ata do të mund të sjellin Messin nëse i skadon kontrata./Lajmi.net/