Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona

Mesfushori Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni në kërkim të një skuadre ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë.

Sport

03/03/2015 08:52

Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas portalit “Le10Sport.com”, mesfushori nuk do të jetë pjesë e gjigantit katalan në edicionin e ri.

Roberto ka fare pak hapësirë për lojë në formacionin e trajnerit Luis Enrique dhe pritet të largohet nga Camp Nou, në formë huazimi tek ndonjë skuadër tjetër ku do të arrijë të luajë më shumë.

Andaj, ai spekulohet se kërkohet nga dy klube të Premierligës, Manchester United dhe Stoke City.