Serena Williams, tenistja e parë e madhe që konfirmon pjesëmarrjen në US Open

Serena Williams është bërë tenistja e parë e madhe që ka konfirmuar pjesëmarrjen në US Open, pas publikimit të datave për organizimin e këtij turenu.

Sport

17/06/2020 22:40

38 vjeçarja amerikane në US Open do të kërkojë titullin e 24-të në karrierën në Grand Slam, me turneun që do të fillojë në kushte të kufizuara nga 31 gushti.

“Me të vërtetë nuk mund të pres që të kthehem në Nju Jork dhe të luaj”, ka deklaruar Williams, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se USTA (Shoqata e Tenisit) do të bëjë punë vërtetë të mirë duke siguruar që gjithçka të jetë e mahnitshme, dhe të gjithë të jenë të sigurt”.

Williams ka shtuar se do t’i mungojë prania e tifozëve në këtë turne, të cilët nuk do të lejohen të marrin pjesë, shkaku i masave të rrepta anti – Covid./Lajmi.net/