Serena Williams mes lotësh eliminohet nga ‘National Bank Open’

Serena Williams u mposhtë nga tenistja zvicerane, Belinda Bencic. Ndalesa e parë në turneun e lamtumirës të Serena Williams përfundoi shpejt, pasi ajo u mposht nga Belinda Bencic në ‘National Bank Open’, një ditë pasi njoftoi tërheqjen e saj nga tenisi. Humbja 6-2 6-4 në raundin e dytë ndaj Belinda Bencic, erdhi pasi 23 herë…

Sport

11/08/2022 18:02

Serena Williams u mposhtë nga tenistja zvicerane, Belinda Bencic.

Ndalesa e parë në turneun e lamtumirës të Serena Williams përfundoi shpejt, pasi ajo u mposht nga Belinda Bencic në ‘National Bank Open’, një ditë pasi njoftoi tërheqjen e saj nga tenisi.

Humbja 6-2 6-4 në raundin e dytë ndaj Belinda Bencic, erdhi pasi 23 herë kampionia e Grand Slam zbuloi në një artikull të ‘Vogue’ se ajo po planifikon të tërhiqej nga sporti që ajo ka dominuar për më shumë se dy dekada.

“Ishin shumë emocione padyshim,” tha fillimisht Williams, transmeton lajmi.net.

“Më pëlqen të luaj këtu, gjithmonë më ka pëlqyer të luaj këtu. Do të doja të kisha luajtur më mirë, por Belinda luajti kaq mirë sot.

Siç thashë në artikull, unë jam e tmerrshme në lamtumira. Por, lamtumirë Toronto.

Sidoqoftë, kjo është ajo që është”, i tha ajo turmës në Toronto ndërsa fshiu lotët.

“Isha vërtet e lumtur që isha këtu sot dhe të luaja para jush, faleminderit për mbështetjen”, tha ajo, duke u drejtuar fansave të saj.

Williams njoftoi se do të pensionet nga tenisi dhe se do fokusohet në drejtime të tjera./Lajmi.net/