Serena Williams befasohet në US Open, pëson nga Azarenka

Victoria Azarenka ka mposhtur Serena Williamsin.

Sport

11/09/2020 22:37

Reketja amerikane, Serena Williams, është befasuar në US Open, duke pësuar një humbje nga Azarenka, përcjell lajmi.net.

Me rezultatin 1:6, 6:3 dhe 6:3 në sete, Azarenka ka arritur të marrë një fitore të madhe.

Për Williams, kjo humbje do të thotë se ajo nuk do të mund të arrijë triumfin numër 24 në US Open.

Por, amerikanja do të synojë ta bëjë një gjë të tillë në French Open (Roland Garros), duke konfirmuar pjesëmarrjen në këtë turne që zhvillohet këtë muaj. /Lajmi.net/