Serena Williams avancon në US Open, mposht Sloane Stephens

Serena Williams ka regjistruar fitore të rëndësishme.

Sport

05/09/2020 23:54

Reketja amerikane, Serena Williams ka arritur që të marrë fitore ndaj bashkëvendases së saj, Sloane Stephens, përcjell lajmi.net.

Me këtë fitore, Williams ka bërë hap përpara në një nga turnetë më prestigjioz, US Open.

E treta e botës në tenis, Williams, katër herë fituese olimpike, fitoi 2:6, 6:2 dhe 6:2 (2:1 në sete).

Kjo ishte hera e shtatë që Williams përballej me Stephens. Serena gëzon një rekord 6:1. /Lajmi.net/