Serbia votoi pro pranimit të Kosovës

Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës unanimisht i ka votuar ndryshimet në Statutin e FIBA Evropës, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të.

Sport

16/05/2015 12:54

Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës, që është duke u mbajtur në Maltë, unanimisht i ka votuar ndryshimet në Statutin e FIBA Evropës, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të, raporton Zëri.

“Kam informacion se për ndryshimet në Statut dhe për pranimin zyrtarë të Kosovës kanë votuar madje edhe përfaqësuesit e Serbisë”, deklaroi për “Zëri” sekretari i FBK-së, Leart Hoxha.

Në Asamble po marrin pjesë edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu.