Serbia të premten do të tentojë ta mashtrojë Brukselin

Të premten në Bruksel do të mbahen konsultimet joformale ndërmjet delegacionit të Beogradit dhe përfaqësuesve të shërbimit për punë të jashtme të Komisionit Evropian. 

Lajme

04/09/2014 00:34

Delegacionin e Beogradit në këto konsultime do ta udhëheqë Marko Gjuriq, drejtor i zyrës që qeverisë serbe për Kosovën, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Sipas kësaj zyre, “pas përmbushjes së obligimeve të pranuara në fushën e telekomunikacionit, energjetikës dhe hartimit të draftit për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë”, do të jetë më e qartë çështja e raportimit për kapitullin 35 të negociatave të Beogradit me BE-në sa i përket anëtarësimit.

“Presim që në mënyrë pozitive të valorizohet përpjekja e Serbisë që ën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe në mënyrë të përgjegjshme t’i qasen dialogut dhe problemeve në Kosovë e Metohi”, njoftoi kjo zyrë.

Por, siç dihet në çështjen e telekomunikacionit punët janë në vendnumëro, në energjetikë nuk po ndodh pothuaj asgjë, kurse problemi kryesor që BE-ja nuk e toleron është liria e lëvizjes, e cila është ende larg përmbushjes.     

Të enjten ne Bruksel mbahet takimi i rregullt i përfaqësuesve të Prishinës e Beogradit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.  

“Progresi në zbatimin e marrëveshjes do të jetë temë e takimit të së enjtes në të cilin do të gjenden zgjidhjet për problemet vijuese”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Delegacioni kosovar në takimin e nesërm e udhëheq Edita Tahiri, zëvendëskryeministre në detyrë, e cila sot ka udhëtuar për në Bruksel.