Serbia sulmon CAS-in dhe Shqipërinë

18:47 | 10 Korrik 2015

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të CAS-it në favor të Shqipërisë.

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka reaguar ashpër pas vendimit të CAS’it për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Jemi përballur me një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, i cili është i pa precedent dhe ne mund të themi së është turp për drejtësinë, i ngjyrosur politikisht dhe një skandal për futbollin evropian dhe botëror. FSS dëshiron të njoftoj se ka pasur elemente selektive të CAS’it të cilat kanë shkuar në dëm të FSS dhe Serbisë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga FSS.

“Apeli i Serbisë është injoruar totalisht nga CAS’i, ndërsa është pranuar apeli i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)”.

“Pas të gjithave, gjykata u ka treguar medieve daneze dhe shqiptare për epilogun vendimtar para se ai të merrej. Si t’i interpretojmë komentet e medieve daneze dhe kryeministrit të Shqipërisë? Është hipokrite”.