Serbia sot nën ‘ankthin’ mesazheve të Merkel
Pas vizitës në Shqipëri, kancelaria gjermane Angela Merkel sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Serbi. Kjo vizitë e kancelares gjermane në Serbi është komentuar gjatë atje, duke vlerësuar se ajo do të ja bëjë të qartë shtetit të drejtuar nga ish radikalët Vuçiq e Nikoliq, se e ardhmja e vendit të tyre në BE është e lidhur drejtpërdrejtë me raportet që ata do të krijojnë me fqinjët, në veçanti me Kosovën.
Lajme
Kancelarja Merkel pritet të kërkojë nga Beogradi implementim të Marrëveshjes së Brukselit, si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, dhe në fund normalizim, e edhe pranim të shtetit të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Merkel ka mbërritur në Beograd mbrëmë në orën 19:09, ku është pritur nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.
Për kancelaren gjermane do të organizohet pritje solemne përpara “Pallatit të Serbisë”, ku do të pritet nga Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit me kryeministrin e Serbisë është e planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për media.
Ndryshe, duke komentuar vizitën e saj në Beograd, Vuçiq pati thënë se Angela Merkel do të dërgojë edhe disa mesazhe me fjalë të rënda për Kosovën, por do të ketë edhe gjëra pozitive për Serbinë. /lajmi.net