Serbia s’i ka plotësuar kushtet për BE

Johann Wadephul ka vlerësuar se Serbia ende s’i ka plotësuar kushtet në rrugën për në BE dhe se për hapjen e kapitullit të parë është me rëndësi të përfundojë procesi i normalizimit me Kosovën.

Lajme

19/06/2014 11:50

Deputeti demokristian në Bundestag për gazetën serbe “Veçernje novosti”, ka thënë se grupi parlamentar CDU/CSU, të cilit i takon, ende nuk është i kënaqur me përmbushjen e kërkesave të cilat ndër të tjera kanë të bëjnë me Kosovën dhe me sulmin kundër Ambasadë gjermane në Beograd.

\”Ende nuk jemi krejtësisht të kënaqur me atë që është bërë dhe ende ka gjëra që duhet bërë për të arritur marrëdhënie të rregullta e normale ndërmjet Kosovës e Serbisë\”, ka thënë Wadephul, raporton Koha.net.

I pyetur nëse është reale që kapitulli i parë i negociatave me BE-në ë hapet në korrik, ai ka thënë se me rëndësi është që të përfundojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën para se të hapet kapitulli i parë.

Marrëveshjet e në Bruksel në prillin e vitit 2013 nuk janë implementuar në tërësi dhe ka shtuar se për këtë fajtore nuk është vetëm Serbia.

Megjithatë, ka thënë Wadephul, Serbia është aktori kryesor në këtë proces dhe ka saktësuar se Rezoluta e Bundestagut kërkon nga Qeveria gjermane që negociata me Serbinë të fillojnë me kapitujt 35 dhe 32 që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me kontrollimin financiar.