‘Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën’

Ish basketbollisti dhe trajneri i famshëm serb, i cili ka mbajtur poste edhe në FIBA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Borislav Stankovic ka pranuar për media se Serbia nuk mund ta bëj asgjë që mund ta ndalonte pranimin e Kosovës në FIBA.

Sport

09/02/2015 10:43

Kosova do të pranohet në FIBA pasi Serbia nuk mund të bëj asgjë për ta ndalur këtë gjë, gjithnjë sipasn fjalëve të thëna nga Borislav Stankovic.

“Unë pres që Federata e Basketbollit të Kosovës të pranohet në FIBA, pasi një gjë e tillë merr shumicën e votës në votim”.

“Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe argument më të fort se ky nuk ka. KON-i është koka e sporteve”.

“Lufta për të ndalur pranimin e Kosovës në FIBA tashmë është e humbur. Federata e Basketbollit të Serbisë nuk duhet të merret me këtë çështje pasi duhet të shikojë gjëra tjera të brendshme”, përfundoi Stankovic deklaratën e tij për novosti.rs.