Serbia notë proteste Shqipërisë

Ka mjaftuar vetëm një guralec në xhamin e autobusit ku udhëtonte kombëtarja serbe e futbollit që të nxehet situata dhe Beogradi zyrtar të reagojë ashpër.

Lajme

07/10/2015 23:15

Ministria e Jashtme e Serbisë thirri urgjentisht në takim dhe i dorëzoi një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi Ilir Boçka në lidhje me incidentin që ndodhi në Tiranë.

Lajmi është bërë publik nga mediat serbe, dhe siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Serbe, ngjarja dëshmoi të metat e autoriteteve shqiptare për të organizuar një ndeshje futbolli, përveç faktit se loja paraqet një rrezikshmëri të lartë.

“Republika e Serbisë pret dhe kërkon që të mundësohet një qëndrim i sigurt i ekipit serb në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

Serbia kërkoi gjithashtu që të zbulohen personat që qëlluan me gurë dhe të dënohen.