Serbia, notë proteste Bosnjës

19:35 | 11 Korrik 2015

Qeveria e Serbise

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dërguar notë proteste Bosnjës dhe Hercegovinës për shkak të sulmit ndaj kryeministrit të Serbisë, sot, në Potoqari në Srebrenicë.

“Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me prezencën e tij ka treguar gatishmëri që t’u përkulet viktimave në Srebrenicë dhe të bëjë një hap më tutje në marrëdhëniet në rajon, çka presim edhe nga vendet tjera që ta bëjnë këtë. Nga zyrtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës presim që ta dënojnë publikisht tentim vrasjen ndaj kryeministrit të Serbisë”, thuhet në notën e MPJ të Serbisë, transmeton B92.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, të cilit i është dërguar nota e protestës, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryeministrit të Serbisë.