Serbia nis kërcënimet ndaj Kosovës për “Trepçën”

Në veri sot u zhvillua një takim i ministrave serbë të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve nga Beogradi.

Lajme

06/10/2016 21:20

Aty u kundërshtuan Ligji i ri për Trepçën, të cilën e konsideruan pronë të Serbisë.

Në këtë mbledhi, ku pos Branimir Stojanoviqit ishin edhe ministrat tjerë nga komuniteti i tij në ekzekutivin e Isa Mustafës, dolën kërcënime në adresë të Prishtinës.

Shefi i Srpskas, Slavko Simiq tha se deputetët e kësaj liste do të jenë kundër projektligjit për Trepçën, të premten në Kuvend. Ai bëri thirrje që kjo çështje të diskutohet urgjentisht në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Por, për të gjitha këto që thanë serbët, ka një përgjigje që vjen nga Prishtina. Atë e dha kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa.