Serbia nëpërmjet Petkoviqit vazhdon ta mohojë gjenocidin në Kosovë
Petar Petkoviq – i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit kishte thënë se e shkuara nuk mund të shkojë përderisa mohohen krimet e luftës dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Lajme
Sipas Petkoviq, Serbia “nuk ka bërë” gjenocid në Kosovë, madje këtë e quajti si “të shpikur” nga Kurti.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “e kaluara nuk do të shkojë derisa ka mijëra serbë të dëbuar nga Kosova”.
Po ashtu, ai ka pretenduar se Kurti është ai “që po i fsheh arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Njëkohësisht sipas Petkoviç, Kurti “po refuzon të kërkojë të pagjeturit”.
You forgot to say @albinkurti that the past will not be behind us as long as we have thousands of expelled Serbs from K&M, burned down Serbian houses and churches, missing and killed persons.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 20, 2022
“Pse ti Albin Kurti refuzon të kërkosh për personat e pagjetur në nëntë lokacione? Pse po i fsheh arkivat e UÇK-së? Ekzistencën e së cilës e ke pranuar. Ndalo së shpikuri gjenocid inekzistent, por merr pjesë në kërkim ndaj personave të zhdukur”, ka shkruar Petkoviq.
Why do you @albinkurti refuse search for missing persons at 9 locations? Why do you hide KLA archives, whose existence you admitted?
Stop making up the non-existent genocide, but take part in search for missing persons! 2/2— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 20, 2022