Serbia nën presion

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se nuk është në njohuri për ngjarjet në futboll në ditën e takimit mes krerëve të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), atyre të Kosovës (FFK) dhe drejtuesve të FIFA’së në Zurich. Mirëpo, ai pranoi se Serbia do të jetë nën presion. “Nuk e di se cila do…

Sport

10/01/2014 11:07

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se nuk është në njohuri për ngjarjet në futboll në ditën e takimit mes krerëve të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), atyre të Kosovës (FFK) dhe drejtuesve të FIFA’së në Zurich.

Mirëpo, ai pranoi se Serbia do të jetë nën presion.

“Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja por besoj se do të jemi nën presion”, deklaroi Dacic për B92.

Delegacioni i FSS’së i udhëhequr nga presidenti Tomislav Karadzic takohet me palën kosovare të drejtuar nga presidenti i FFK’së, Fadil Vokrri dhe kreun e FIFA’së, Sepp Blatter.

Gjatë këtij takimi pritet të nxirret një vendim që Kosova të marrë ‘dritën e gjelbër’ për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Javën e kaluar e përditshmja austriake Prese ka raportuar se FIFA do të lejojë Kosovën të luajë miqësore dhe se kundërshtari i parë do të jetë Kroacia.

Mirëpo, Karadzic në nisje për në Zurich ka porositur se FSS “absolutisht nuk mund të pranoj” që pala kosovare të marrë leje për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare dhe ndeshje zyrtare.