Serbia mirënjohëse ndaj Hungarisë për qëndrimet e tyre kundër Kosovës

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka falënderuar qeverinë hungareze për një qasje të balancuar ndaj Kosovës.

Lajme

15/04/2019 23:37

Bërnabiq ka theksuar qeveria serbe ka një bashkëpunim të mirë me atë hungareze.

“Hungaria e ka njohur pavarësinë e Kosovës por tani kemi mirëkuptim në mes dy vendeve për faktin se qëndrimi i Hungarisë është balancuar”, ka thënë Bërnabiq, përcjell lajmi.net.

Në emër të qytetarëve të Serbisë, ajo ka falënderuar Hungarinë që ka abstenuar gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Shembull tjetër të mbështetjes hungareze, Bërnabiq e mori qëndrimin e tyre karshi krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Kjo tregon se viti 2019 është i rëndësishëm për partneritetin tonë dhe tani kemi bashkëpunim më të mirë sesa kemi pasur në të kaluarën”, ka përfunduar kryeministrja e Serbisë. /Lajmi.net/