Serbia me listë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të ndalohen në kuadër të Interpolit, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Mediat maqedone kanë publikuar mbrëmë një listë me më shumë se 80 faqe me të dhëna të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, listë kjo e cila dyshohet se është dorëzuar nga ana e Serbisë në Interpol. Sipas kësaj liste, të gjithë të cekurit në të nëse kalojnë në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut,…

Lajme

05/08/2024 11:11

Mediat maqedone kanë publikuar mbrëmë një listë me më shumë se 80 faqe me të dhëna të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, listë kjo e cila dyshohet se është dorëzuar nga ana e Serbisë në Interpol.

Sipas kësaj liste, të gjithë të cekurit në të nëse kalojnë në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut, mund të arrestohen nga Maqedonia e Veriut që është pjesë e Interpolit.

Në këtë listë janë emra të shumtë, e në mesin e tyre edhe një zyrtar policor i Kosovës.

Lumni Graishta, koloneli i Policisë së Kosovës është në emrin e atyre që figurojnë në këtë listë.

Koloneli ishte pjesë e UÇK-së ndërsa kishte mbetur i plagosur në vitin 1998.

Në lidhje me këtë listë nuk ka pasur ende ndonjë njoftim zyrtar nga autoritetet e Kosovës se si po lejohet një gjë e tillë./Lajmi.net/