Serbia i shkyç nga rrjeti elektrik amvisëritë në veri të Kosovës
Amvisëritë në veriun e Kosovës kanë filluar të shkyçen nga rrejti elektrik për arsye të mospagesës së energjisë elektrike në favor të Elektroekonomisë së Serbisë.

Lajme
Borxhet e amvisërive ndaj kësaj ndërmarrje serbe arrijnë shumën prej dhjetëra mija eurosh pasi që konsumatorët e energjisë elektrike në veri nuk e paguajnë rrymën që nga viti 1999, shkruan gazeta Blic e Beogradit, shkruan agjencia Srna, transmeton lajmi.net.
Në pyetjen bërë përgjegjësve të Elektroekonomisë së Serbisë në Mitrovicë për deklaratë rreth kësaj, u tha se i vetmi që është kompetent për të dhënë përgjigje është drejtori, po “ai nuk është në situatë që të merret me gazetarë”.
Kjo agjenci përkujton se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për fshirjen e borxheve të popullsisë nga vitit 199 e deri më 31 dhjetor 2008.
Kushtet për realizimin e kësaj të drejte është që shfrytëzuesit të paguajnë borxhet e krijuara pas përfundimit të vitit 2008. Të drejtë ne faljen e borxheve kanë të gjithë personat fizikë e juridikë.