Serbia i dorëzon Kosovës 16 mbetjet mortorëve të gjetura në Rudnicë (Video)
Serbia i ka dorëzuar EULEX-it 16 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe të cilat janë gjetur në Rudnicë të Rashkës.

Lajme
Shefi i delegacionit serb në grupin punues për personat e pagjetur, Veljko Odaloviq, ka konfirmuar se edhe 24 mbetje mortore të tjera do të kthehen në javën e parë të shtatorit.
Por, ky numër sipas Odaloviq, mund të ndryshojë, varësisht prej identifikimeve dhe kompletimit të eshtrave.
Gjatë pranim dorëzimit të këtyre eshtrave, disa prej familjarëve nuk kanë qenë të pranishëm.
E kjo ka ardhur si mungesë e informimit.
Bajram Çerkini, përfaqësues i familjarëve thotë se nuk janë lajmëruar të gjithë familjarët për ardhjen e këtyre mbetjeve dhe se ardhja e këtyre trupave është më specifike, pasi që janë të shënuar me emra dhe mbiemra.
Ndërsa Pajazit Nushi, kryetar i delegacionit të Kosovës, tha që ky pranim nuk është bërë si më parë pasi që mbetjet mortore më herët janë pranuar nëpërmjet familjarëve.
Në anë tjetër, Gërxhaliu, megjithëse është tërhequr nga Komisioni, ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm edhe herën tjetër, që do të ndodh në fillim të shtatorit.
Gërxhaliu ka njoftuar se që nga dje kanë përfunduar të gjitha gërmimet në Rashkë.
Por, krejt në fund të këtij procesi, Gërxhaliu ka pasur edhe disa ankesa për Komisionin për Personat e Pagjetur.
Ai ka thënë se ky Komision ka nevojë për ndryshime, ndryshime të cilat Gërxhaliu thotë se i ka paralajmëruar që shumë kohë.
Gërxhaliu kërkon që në memorandumin e punuar ndërmjet UNMIK-ut dhe Serbisë, të bëhet një riorganizim i ri i punës.
Ai këtë e ka thënë me qëllim të thjeshtësimit të punës.