Serbia humbi edhe një rast për pajtim

Nga gjithë situata e krijuar rreth shkuarjes apo jo të zëvendëskryeministrit të Parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd, në fund humbës ka qenë Serbia.

Lajme

22/04/2015 08:52

Ish i dërguari Special i Bashkimit Evropian për Kosovë, Ëolfgang Petrisch në një intervistë për RTK-në ka theksuar se nga gjithë situata e krijuar rreth shkuarjes apo jo të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd, në fund humbës ka qenë Serbia.

Sipas ish diplomatit austriak, Serbia sërish e ka humbur një rast për të dëshmuar konstruktivitet, sidomos në këtë fazë kur po zhvillohet një dialog i rëndësishëm ndërmjet dy shteteve.

“Iniciativa për t’i dërguar zëvendëskryeministrit Thaçi ftesë për të shkuar në Beograd ka qenë shumë e mirë. Është mjaft dëshpëruese që Serbia humbi këtë mundësi të krijuar nga OJQ-të serbe me ndihmën e Ambasadës britanike në Beograd”, ka theksuar Petritsch.

Megjithatë, Petritsch ka thënë se refuzimit të Beogradit nuk duhet dhënë ndonjë rëndësi të veçantë, meqë dialogu duhet të vazhdojë edhe më tutje.