Serbia heton Bogdanovin

Prokuroria e Beogradit më në fund ka vendosur të zhvillojë hetime ndaj huliganit Ivan Bogdanov, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes së ndërprerë kundër Shqipërisë.

Sport

13/01/2015 19:58

Më në fund, Serbia u zgjua nga gjumi dhe ka nisur procedurë hetimore ndaj huliganit Ivan Bogdanov, i cili ishtë në mesin e atyre që hynë në fushë gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë në Beograd.

Kjo nuk është hera e parë që Bogdanov do të hetohet për incidente që kanë të bëjmë me ngjarje sportive, por atij asnjëherë nuk i është shqiptuar një dënim që ia ndalon hyrjen në stadium.

Bogdanov u bë i famshëm kur shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Itali – Serbi në Genova më 2010, kurse u rikthye në skenë duke hyrë në fushë edhe gjatë ballafaqimit të ndërprerë ndaj Shqipërisë në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.