Serbia e provokuar nga deklarata e Thaçit, se Vuçiqi ka leje të vizitojë Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi tha dje në Tiranë se kryeministri serb i cili nesër qëndron në Kosovë, ka marrë leje nga Prishtina zyrtare për këtë vizitë. E kjo deklaratë e Thaçit nuk është pritur mirë në Serbi. 

Lajme

13/01/2015 12:09

E përditshmja serbe “Kurir” e cilëson si provokim deklaratën e Thaçit, kur ky i fundit gjatë qëndrimit të djeshëm në Tiranë, tha se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka marrë leje për të vizituar Kosovën. 

“Vizita e kryeministrit të Serbisë është arritur me lejen e autoriteteve të Kosovës. Nuk është vizita e tij e parë e as e fundit në Kosovë. Kjo vizitë vjen pas një vizite që ministrat e Kosovës kishin në Beograd. Kjo është një vizitë e karakterit humanitar dhe fetare. Ne jemi duke u përpjekur për të rritur dhe intensifikuar vizitat e ndërsjella dhe nuk duhet t’i trembemi komunikimit”, ka thënë Thaçi ndër të tjera. (lajmi.net)