Serbia e ka dialogun në plan të dytë, Krimeja ia ringjallë idenë për veriun e Kosovës
Derisa marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës vazhdon të mos zbatohet në një masë të madhe, në Beograd po shtohen mbështetës të ideve, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të shtetit, për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të aneksimit të Krimesë dhe krahasimit të kësaj me veriun e Kosovës.

Lajme
Në këtë vijë, aktualisht funksionon edhe subjekti Lista Serbe e krijuar nga Beogradi.
Barrikada “Parku i Paqes” e ndërtuar mbi urën kryesore të lumit Ibër nga lidershipi i Mitrovicës veriore dhe Qeveria e Serbisë, po krijon një rrethanë të re politike që e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e kësaj pjese.
Në Beograd, po shtohen mbështetës të ideve për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të aneksimit të Krimesë dhe veriut të Kosovës, shkruan “Tribuna”.
Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, rikujton se nga liderë të caktuar serbë shpesh janë dëgjuar ide për krahasimin e Krimesë me veriun e Kosovës.
Ide të tilla, ai ka dëgjuar edhe nga presidenti Tomisllav Nikoliq, kryeministri i dukurshëm dhe tani ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, kurse nuk ka dëgjuar ndonjëherë për këtë krahasim të flasë edhe kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq.
“Mendoj se një pjesë e Begoradit mbase e do këtë. Por, kurrë nuk e kam dëgjuar kryeministrin Vuçiq të ketë thënë se aneksimi i Krimesë ka krijuar situatë të re gjeopolitike të cilën duhet shfrytëzuar”, ka thënë Vuçiq.