Serbia duhet t’i zbatojë marrëveshjet!

Kryeministri Isa Mustafa thotë se në Bruksel ai ka njoftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, se Serbia gjatë fillimit të këtij viti nuk ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në herët, e që janë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Lajme

12/02/2015 11:29

Gjatë raportimit para deputetëve, për marrëveshjen e arritur në Bruksel gjatë 9 dhe 10 shkurtit, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova deri më tani në mënyrë konsekuente ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.

Ai po ashtu tha se ka kërkuar nga përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, që Kosova të nënshkruajë sa më shpejt MSA-në dhe qytetarëve të saj tu mundësohet të lëvizin të lirë pa viza në shtetet e Shengenit.

“Në takimin paraprak me Mogherinin dhe përfaqësuesit e BE-së, unë me ekipin tim prezantuam vlerësimet tona për procesin e deritanishëm të dialogun. Theksuam qëllimin tonë për integrimet euroatlantike. Po ashtu treguam se jemi për reforma të gjithanshme, luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Ne presim që shpejt nënshkrimin e MSA-së dhe heqjen e vizave të cilët e meritojnë të lëvizin të lirë”.

“Marrëveshja e vitit të kaluar kanë ndikuar në jetën e qytetarëve, në lëvizjen e lirë, në integrimin e serbëve, në zhbërjen e strukturave paralele. Ndërkohë Kosova ka konsoliduar sovranitetin në mbarë vendin”.

“Më të rëndësishme janë zbatimet e marrëveshjeve. Kosova ka përmbushur zbatimet por nga ana e serbisë ka pasur shkelje dhe moszbatimi”.

“Ne e kemi njoftuar Brukselin se ky vit ka filluar me moszbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë dhe shtimin e strukturave ilegale në veri”.

Marrëveshja e Drejtësisë, e cila u nënshkrua në Bruksel, për Mustafën do të thotë integrim i gjyqësorit në veri, brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës.

“Me funksionalizimin e kësaj marrëveshje do të shuhen të gjitha gjykatat që kanë funksionuar në veri nën ligjet e Serbisë”.

“Kjo marrëveshje, janë arritur pas muajsh të tërë negociatash dhe qëllimi kryesor ka qenë integrimi i gjykatave në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Riintegrimi i këtyre gjykatave do të jetë një sfidë e madhe për ne pas 15 vjet jashtë dorës së gjyqësisë së Kosovës”.

“Marrëveshja parasheh integrimin e strukturave të drejtësisë në sistemin e Kosovës”, tha Mustafa. (lajmi.net)

YouTube player