Serbia do ta pengojë Kosovën, që po shkon drejt FIFA-s

Federata Serbe e Futbollit (FSS) nuk do të rri duarkryq karshi hapave që po i ndërmerr Federata e Futbollit të Kosovës, drejt ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare muajin e kaluar, duke barazuar pa gola, 0:0 ndaj Haitit, në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Me gjithë kufizimet që FIFA ia…

Sport

08/04/2014 14:32

Federata Serbe e Futbollit (FSS) nuk do të rri duarkryq karshi hapave që po i ndërmerr Federata e Futbollit të Kosovës, drejt ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare muajin e kaluar, duke barazuar pa gola, 0:0 ndaj Haitit, në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Me gjithë kufizimet që FIFA ia ka caktuar Kosovës për paraqitje në ndeshjet ndërkombëtare, ato nuk po e kënaqin Serbinë.

Ivan Çurkoviq, zëvendëspresident i Federatës serbe të Futbollit, thotë se Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj, dhe si e tillë, pranimi gjysmak i Kosovë në FIFA nuk është legal.

Ai paralajmëron se FSS nuk do ta lë me kaq gjendjen e krijuar së fundmi. “Duhet ta kuptoni situatën. Kosova është pjesë e Serbisë dhe ky ka qenë vendim i FIFA-s me të cilin ne nuk pajtohemi. Hapi i radhës do të jetë hapi zyrtar”, ka thënë ai, transmeton ‘INSIDEworldfootball’.