Serbia ankohet te UEFA
Federata e Futbollit të Serbisë ka dërguar një ankesë në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës, për vendimin e marrë sa i përket ndeshjes së ndërprerë me 14 tetor të zhvilluar në Beograd.

Sport
Si duket as Serbia nuk është shfaqur e kënaqur me vendimin e UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit, duke dërguar kështu një ankesë në selinë e Nyonit të Zvicrës.
“Detajet nuk janë për opinion, por në këtë ankesë kemi disa argument të cilat shpresojmë t’i japin dritë ngjarjes së 14 tetorit”, tha Lakoviç, i cili është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSF).
Serbia nuk është shfaqur e kënaqur, pasi përpos se ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar, asaj i janë marrë tre pikë, për shkak të incidentit të krijuar nga tifozët.
Përndryshe, edhe Federata Shqiptare e Futbollit, dje ka kërkuar një ankesë te UEFA, përgjigjen e së cilës pritet të marrim me 3 dhjetor.