Serbi vret vajzën 3-vjeçare dhe veten, pasi e lë gruaja

29-vjeçari Goran Mishanoviq nga fshati Modrica në Serbi gjatë ditës së djeshme me revole ka vrarë vajzën e tij tre-vjeçare Dankon, dhe më pas veten, shkruan “Blic.”

Lajme

24/08/2015 14:49

Sipas një informate jozyrtare që e përditshmja serbe ka siguruar, krimi ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa trupat janë gjetur rreth 13 orë më vonë kur vëllau i Goranit me ndihmën e policëve kanë thyer derën e hyrjes.

Sipas informatave jozyrtare, Goran Mishanoviq e ka kryer krimin për shkak se e kishte lënë gruaja e tij, duke përjetuar depresion të thellë.