Serbi – Shqipëri, futboll e jo politikë

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic ka deklaruar se Shqipëria do të jetë nën presion më të madh se skuadra e tij, gjatë ballafaqimeve në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2016. Së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë, grupi kompletohet nga Portugalia, Danimarka dhe Armenia. Ivanovic ka mohuar tensionin e madh para dueleve me Shqipërinë, por…

Sport

25/02/2014 08:30

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic ka deklaruar se Shqipëria do të jetë nën presion më të madh se skuadra e tij, gjatë ballafaqimeve në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2016.

Së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë, grupi kompletohet nga Portugalia, Danimarka dhe Armenia. Ivanovic ka mohuar tensionin e madh para dueleve me Shqipërinë, por tha se kuq e zinjtë do të jenë nën presion më të madh.

“Sinqerisht nuk mendoj në atë mënyrë (tensione politike). As duhet të ngarkohemi me çka do tjetër që nuk ka lidhje me futboll. Besoj se Shqipëria do të ketë presion më të madh se sa ne që jemi më kualitativ”, deklaroi Ivanovic për Sportste Novoski.

“Si do që të jetë, e dimë sa vlejmë, andaj nëse nuk mund të dalim më të mirë se Danimarka, Armenia e Shqipëria, atëherë nuk kemi kualitete të nevojshme për të garuar në Evropian”.