Serbi që dogji flamurin e Kosovës, sjellë Sheshelin në qendër të Prishtinës
Duket se e ka për qejf të tregojë trimëri, por dikush mund ta interpretonte edhe ndryshe, duke thënë se në Kosovë ka liri të lëvizjes, dhe nuk ta var kush se cili je ti apo çfarë bënë. Një radikal provokator nga Serbia është shfaqur sërish, pas djegies së flamurit të Kosovës, tani me fotografinë e shefit të tij, të shpalosur në qendër të Prishtinës.

Lajme
Njeriu i cili ka djegur flamujt e BE-së, NATO-s, SHBA-ve dhe siç thotë ai, “cohën e quajtur flamuri i Kosovës”, ka postuar në profilin e tij një seri të fotove nga Kosova.
Nebojsa Saroviq, nga Partia Radikale Serbe, në një foto nga Shatërvani i Prizrenit shkruan se ky “është qyteti i Car Dushanit”.
Ndërkaq, para kishës së ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ai shpalos një poster të kreut të radikalëve, Vojislav Seselj (Shesheli), që po gjykohet në Tribunalin e Hagës për krime kundër njerëzimit.
“Ku ka tokë serbe, aty janë radikalët serbë”, ka shkruar ai.