Serbi liroi shtëpinë e Shqiptarit në Suhadoll

Familja 5-anëtarëshe e Danillo Iliqit është nxjerrë nga shtëpia e uzurpuar e shqiptarit Alush Alushi, nga Suhadolli i Mitrovicës, të premten në orët e hershme të mëngjesit.

Lajme

20/06/2015 09:01

Iliq, pjesëtar i MUP-it serb dhe pjesëtar i të ashtuquajturës “Roja të urës”, për të cilin vetë Alushi thotë se ka vrarë familjen e tij, dy djemtë dhe vëllanë me gjithë djalin e tij, ka liruar shtëpinë nën presion dhe me kërkesë të drejtuesve të Policisë së Kosovës në veri, posaçërisht të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në veri, Nenad Gjuriq, dhe me kërkesë edhe të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Kështu të paktën ka thënë vetë Danillo Iliq derisa po largohej nga aty.

E gjithçka ishte përgatitur në atë mënyrë që të dukej sikur Iliq po e lëshonte shtëpinë vullnetarisht./Zëri/