Serbi i ikë kontrollit në Vërmicë, arrestohet nga Policia e Kosovës
Mbrëmë pas mesnate, një person i komunitetit serb, duke hyrë nga Shqipëria në territorin e Kosovës, nuk i është bindur policisë kufitare të Vërmicës dhe në shpejtësi ka kaluar kufirin.

Lajme
“Pak minuta më vonë ai është ndaluar nga patrullat policore”, bën të ditur drejtori rajonal i policisë Nexhmi Krasniqi.
Atij i është konfiskuar makina, ndërsa më urdhër të prokurorit të shtetit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
I njëjti person ka kaluar disa orë të natës së mbrëmshme në një hotel. Në orët e para të mëngjesit, pa u vërejtur nga stafi i sigurimit, ai ka arritur të rrëmbejë makinën e pronarit të hotelit dhe të largohet me shpejtësi.
Por, meqë Prizreni këto ditë po vëzhgohet 24 orë nga numri i madh i oficerëve policor, nuk kanë kaluar vetëm 5 minuta dhe Ivica Sllobodan Siminoviç, i lindur më 18.9.1981 në Lipjan, sërish bie në prangat e policisë ndërsa këtë herë me urdhër të prokurorit është ndaluar nga policia./K.P.