Serbi: 13 viktima dhe 383 raste të reja me koronavirus

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona si pasojë e koronavirusit ndërsa janë shënuar 383 raste të reja me Covid-19, deklaroi sot kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Lajme

16/07/2020 18:26

Sipas saj, 4.662 pacientë janë të hospitalizuar kurse 177 pacientë janë në respiratorë.

“Nga dita e djeshme janë testuar 9.183 persona, nga të cilët 383 janë pozitivë ndaj COVID-19”, tha Bërnabiq.

Me vdekjet e fundit numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 442.

Gjithsej janë regjistruar 19.717 raste të të infektuarve ndërsa deri më tani janë testuar 524.578 qytetarë.