Serbët të nervozuar se boshnjakët e Sanxhakut, vizituan Prekazin

Gazeta serbe Kurir e ka quajtur Adem Jasharin “terrorist famëkeq”, kur ka shkruar për një vizitë që Ahmedin Dino Shkrijeli, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sulejman Ugljaninit, deputetit serb nga Partia e Aksionit Demokrati të Sanxhakut dhe presidentit të Këshillit Kombëtarë Boshnjak, e ka vizituar Memorialin e Dëshmorëve në Prekaz, njofton Klan Kosova.

Lajme

11/03/2016 16:32

Shkrijeli kryesoi një delegacion prej 50 pjesëtarëve, të cilët kanë vizituar edhe varrin e Shaban Polluzhës, një shkollë që mbanë emrin e tij dhe pasardhësit e heroit.

Kurir Polluzhën e quan “fashistë”, “i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka kryer krime të shumta ndaj serbëve të Kosovës”.

Artikulli i shkruar në Kurir thekson edhe faktin se Shkrijeli ka lavdëruar shumë shqiptarët dhe serbët i ka quajtur agresorë.

Në artikull thuhet se Këshilli Kombëtar Boshnjak vjedh nga buxheti i Serbisë 220,000 euro në vit, duke folur për fondet që merr kjo organizatë.

Ahmedin Shkrijel shprehu kënaqësi të veçantë që ndodhej në shkollën e cila mban emrin e “komandantit dhe mbrojtësit të Sanxhakut – Shaban Polluzhës”.

“Para se të nisem për këtë vizitë, një mik i imi kur kuptoi se do vijë për vizitë në Polluzhë më tha ‘ju po e kryenit një haxh të vogël”.

“Ne në Këshillin Kombëtar Boshnjak jemi duke punuar dhe dashtë zoti do t’ia arrijmë që në shkollat tona , fëmijët tanë të mësojnë se nga kush kemi qenë të rrezikuar nga shfarosja dhe kush na ka mbrojtur”, tha Shkrijeli.

“Falë ndihmës dhe kontributit të Shaban Polluzhës, komandantëve tjerë dhe mbi 3000 luftëtarëve nga Kosova, popullata e Sanxhakut, posaçërisht ajo e Pazarit i ka rezistuar shfarosjes”.

Me delegacionin ishte edhe një profesoreshë e historisë, Vasvija Gusinac, e cila tha se është tejet e emocionuar dhe falënderon zotin që ndodhet sot në mesin e pasardhësve të heroit Shaban Polluzha.

“Asnjëherë, në asnjë moment nuk janë lënë anash kujtimet për ndihmën e luftëtarëve të cilët nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës kanë dhënë edhe jetën e tyre për ta mbrojtur Sanxhakun nga armiku ynë i përbashkët” tha në mes tjerash Gusinac.