Serbët të bindur që “Trepça” do të diskutohet më 9 shkurt në Bruksel

Qeveria e Serbisë është e bindur se çështja e kombinatit “Trepça” së bashku me të gjitha pasuritë e saj, do të futet për diskutim në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

20/01/2015 12:41

Ministri serb i Ekonomisë, Zhelko Setiq, ka thënë se çështja e Trepçës, do të diskutohet në takimin parë pas pauzës së gjatë të bisedimeve që është caktuar të mbahet më 9 shkurt në Bruksel.

Ai për mediat serbe ka thënë se Prishtina zyrtare, e gjendur para presionit ndërkombëtar, është detyruar ta largojë nga rendi i ditës ligjin pë pronësinë e ndërmarrjeve publike, transmeton lajmi.net.

“Vendimi i djeshëm ka qenë i arsyeshëm, racional dhe me siguri i shtyrë nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare, pasi që janë shkelur të drejtat themelore të pronësisë”, ka thënë ai. (lajmi.net)