Serbët: Shqiptarët me dy përfaqësuese, ne me asnjë lojtarë

Përballja mes dy përfaqësueseve, Shqipërisë e Zvicrës, po ngjallë kureshtje të madhe tek mediat botërore, veçanërisht tek ato rajonale.

Lajme

11/06/2016 14:41

Theksi bie kryesisht tek përbërja e dy përfaqësuesve, duke ditur se në të dyja anët ka lojtarë shqiptarë e veçanërisht tek vëllezërit Taulant e Granit Xhaka.

Mirëpo, kjo gjë por pritet pak më ndryshe tek shtetet e rajonit që nuk kanë arritur plasman në Europianin “France 2016”.

Gjithsesi kjo ka ngjallur reagime më të mëdha tek Serbët, të cilët po shfaqin zhgënjim pasi që përfaqësuesja e tyre nuk arriti të kualifikohet.

Në një shkrim të mediumit serb B92 me titull “Shqipëri apo Zvicër – përballje mes vëllezërve”, komentues serb shkruajnë se si shqiptarët arritën t’i kenë dy përfaqësuese, duke aluduar edhe në numrin e madh të shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës, dhe Serbia nuk arriti ta ketë as një lojtarë.

Untitled