Serbët “provokohen” sërish nga Rama (Video)
Kryeministri, Edi Rama e ka mbyllur vizitën 2-ditore në Serbi, duke e bërë rrugën e kthimit përmes Kosovës.
Lajme
Pasi ka kaluar pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, Rama ka ndaluar për të takuar një grup shqiptarësh që kishin dalë në rrugë për ta pritur.
Ata mbanin në duar dhe një banderolë të njëjtë me atë që u ul me dron në stadiumin “Partizani” në Beograd.
Një gjë e tillë është cilësuar si provokim nga mediat serbe, transmeton lajmi.net.