Serbët protestë afër pikë-kalimit kufitar në Jarinjë, Elshani: Situata është e qetë

Protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës tashmë ka filluar. Lidhur me këtë, zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Radio Dukagjinin, ka thënë se situata është e qetë dhe se po e kontrollojnë situatën. “Ne i kemi marrë masat të cilat do të garantojnë siguri në rendin…

Lajme

25/05/2024 16:28

Protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës tashmë ka filluar.

Lidhur me këtë, zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Radio Dukagjinin, ka thënë se situata është e qetë dhe se po e kontrollojnë situatën.

“Ne i kemi marrë masat të cilat do të garantojnë siguri në rendin dhe qetësinë publike këtu në veri të vendit. Mirëpo, nuk ka pasur nevojë për reagim. Ne i kemi marrë masat që të kontrollojmë situatën, situata ka qenë e qetë”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është afër qytetarëve dhe e njëjta kujdesit për sigurinë në këtë vend.

Elshani ka thënë tutje se sipas informacioneve që kanë pasur, në fillim të protestës nuk ka pasur fare protestues por më vonë janë ardhur disa prej tyre.